Gazetarja Blerta Foniqi Kabashi, ka njoftuar se Inspektorati i Punës ka konstatuar se Radio Televizioni i Kosovës ka bere shkelje në rastin e saj, ku gazetarja me një vendim është ul në pozitë nga redaktore e edicionit të Lajmeve Qendrore në redaktore në program.
Gazetarja në postimin e saj ka thënë edhe se inspektorati konstaton se RTK s’ka u.d kryeredaktor.
‘‘Edhe nje fitore 🤩
Inspektorati i Punes ka konstatuar se RTK ka bere shkelje ne rastin tim. Kesisoj, Inspektorati konstaton se Televizioni Publik s’ka ud.Kryeredaktor. I njejti po vepron pa mandat dhe se Administrata e institucionit ka shkelur procedurat dhe afatet ligjore 👎
Kesisoj, RTK i ka veç tri dite afat per ta evituar shkeljen, perndryshe pason gjoba mijera eurosh, dem qe do t’i behej buxhetit te Kosoves, konkretisht taksave te qytetareve’’, ka shkruar ajo.


