Lajme

Bekë Berisha viziton Handikosin, premton përkrahje për një shoqëri gjithëpërfshirëse

12/23/2025 16:57
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka realizuar një vizitë në Handikos, ku është takuar me anëtarët e kësaj organizate dhe ka dëgjuar nga afër sfidat, nevojat dhe kërkesat e tyre, raporton GazetaBlic.

Ai ka vlerësuar rëndësinë e angazhimit njerëzor dhe të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse nuk duhet të ndalet.

Gjatë vizitës, Berisha ka nënshkruar deklarata dhe zotime për përkrahje konkrete ndaj Handikosit.