Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me Perëndimin dhe botën demokratike, jo me izolimin dhe sanksionet, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se prioritet i Qeverisë së ardhshme Haradinaj do të jetë anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, duke vlerësuar se këto procese do t’i siguronin vendit paqe afatgjatë, siguri, zhvillim ekonomik, institucione të forta dhe perspektivë të qëndrueshme për të rinjtë.
Haradinaj ka nënvizuar se Kosova duhet të qëndrojë krah botës perëndimore.
Postimi i plotë:
E ardhmja e Kosovës nuk është në izolim e sanksione, është qartë në Perëndim bashkë me botën demokratike.
Në Qeverinë e ardhshme Haradinaj, Kosova ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Në NATO, Kosova fiton:
– siguri të përhershme dhe paqe afatgjatë,
– ushtri profesionale, të pajisur dhe të standardeve më të larta,
– mbrojtje të garantuar nga çdo kërcënim ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial,
– partneritet të drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe vendet më të fuqishme të botës,
– stabilitet politik dhe besueshmëri ndërkombëtare,
– rritje të rolit të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale.
Në Bashkimin Evropian, Kosova fiton:
– bashkohet me vlerat kombëtare dhe kulturore, me identitetin e vet
– treg shumë më të madh për prodhimet dhe shërbimet vendore,
– investime të huaja direkte dhe vende të reja pune,
– fonde zhvillimore dhe mbështetje për bujqësi, infrastrukturë dhe arsim,
– drejtësi funksionale, institucione të forta dhe sundim të ligjit,
– standard evropian jetese, mbrojtje sociale dhe të drejta më të mëdha për qytetarët,
– lëvizje të lirë, mundësi studimi dhe punësimi në vendet e BE-së,
– perspektivë të sigurt për të rinjtë, pa nevojë për largim nga vendi.
Kosova krah botës! 🪽


