Kandidati për deputet i LDK-së me numër 29, Shkëmb Manaj, në 36 vjetorin e themelimit të LDK-së tha se ky subjekt politik ishte dhe mbetet në anën e duhur të historisë, për liri, për pavarësi, për demokraci dhe për dinjitet njerëzor.
Manaj tha se kur ishte më vështirë, LDK, nuk u tërhoq por se udhëhoqi me guxim, mençuri dhe vizion.
“Në këtë përvjetor, përulemi me respekt para të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë rrugëtim historik.LDK njëherë! LDK përherë! Që nga viti 1989 e tutje” shkruan Manaj raportn “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
36 vite me Lidhjen Demokratike e Kosovës!
Në çdo etapë vendimtare për Kosovën, LDK ishte dhe mbetet në anën e duhur të historisë: për liri, për pavarësi, për demokraci dhe për dinjitet njerëzor.
Kur ishte më së vështiri, LDK nuk u tërhoq – udhëhoqi me guxim, mençuri dhe vizion.
Në këtë përvjetor, përulemi me respekt para të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë rrugëtim historik.
LDK njëherë! LDK përherë! Që nga viti 1989 e tutje!
Rrugëtimi ynë vazhdon!✌️�LDK – shpresa që nuk shuhet kurrë. 💙
✅ LDK 123 ✅ SHKËMB MANAJ 29


