Lajme

Fadil Geci: Rugova mbetet standard politik i Kosovës dhe themelues i orientimit perëndimor

12/23/2025 16:23
nga:Genita C

Në përvjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci ka kujtuar vizionin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për shtetndërtim, demokraci, pluralizëm dhe orientim të palëkundur euroatlantik, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se Rugova mbetet standard politik i Kosovës, duke vlerësuar rolin e tij si arkitekt i pavarësisë, udhëheqës i rezistencës paqësore dhe themelues i orientimit perëndimor të shtetit të Kosovës.