Lajme

Në 36 vjetorin e themelimit të LDK-së, Hyseni bashkë me Abdixhikun bëjnë homazhe tek varri i Rugovës

12/23/2025 16:19
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, së bashku me kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar rolin historik të LDK-së, të themeluar më 23 dhjetor 1989, dhe vizionin e Dr. Rugovës për liri, pavarësi dhe demokraci, duke nënvizuar rezistencën paqësore dhe përkushtimin që çuan në shtetësinë e Kosovës.

Postimi i plotë;

Në 36 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me Kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku bëmë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Më 23 dhjetor 1989, u themelua Lidhjea Demokratike e Kosovës!

Me vizion të qartë, por edhe me një politikë të urtë të cilës i priu Arkitekti i Republikës sonë, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, LDK jetësoi kauzën për: Liri, Pavarësi, Demokraci.

Me vizion. Me guxim. Me shpresë.

Me rezistencë aktive paqësore, me angazhim e përkushtim, me vetorganizim e besim, u jetësua Kosova e pavarur dhe sovrane.