Lajme

Selmanaj: LDK po vazhdon rrugën me program të qartë, me njerëz të përkushtuar dhe me mbështetje të qytetarëve anembanë vendit

12/23/2025 14:50
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, tha se tubimi elektoral në Dragash ishte dëshmi e qartë se LDK është në rrugën e drejtë, raporton GazetaBlic.

Selmanaj tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, po e vazhdon rrugën me program të qartë, me njerëz të përkushtuar dhe me mbështetje të qytetarëve anembanë vendit.

Postimi i plotë:

Tubimi elektoral në Dragash ishte dëshmi e qartë se LDK është në rrugën e drejtë. Qytetarët u mblodhën me energji, besim dhe përkrahje të fuqishme për vizionin rugovian dhe për një Kosovë me zhvillim, drejtësi dhe stabilitet.

Atmosfera e ngrohtë dhe pjesëmarrja e madhe treguan se Dragashi e njeh alternativën serioze dhe të përgjegjshme. LDK po vazhdon rrugën me program të qartë, me njerëz të përkushtuar dhe me mbështetje të qytetarëve anembanë vendit.

Bashkë, të vendosur dhe me besim, drejt fitores!

#ldk123 #dritoni25