Lajme

Dushi: Urime 36 vjetori i themelimit të LDK-së, parti e cila bëri që liria, pavarësia dhe demokracia në Kosovë të bëhen realitet

12/23/2025 13:54
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, ka uruar 36 vjetorin e themelimit të partisë, e cila thotë se bëri që pavaraësia dhe demokracia në Kosovë të bëhen realitet, raporton GazetaBlic.

Dushi tutje ka shprehur respekt të pafund prijësit të partisë, Presidentit Rugova dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Postimi i plotë:

Urime 36 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë nacional-demokratike e properëndimore e cila bëri që liria, pavarësia dhe demokracia në Kosovë të bëhen realitet.

Nderim e respekt të pafund prijësit legjendar të LDK-së e Kosovës, Presidentit Rugova dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij