Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Besë Prestreshi, thotë se sot në përvjetorin e themelimit të LDK-së, kujtojmë kolektivisht rrënjët dhe themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur, raporton GazetaBlic.
Prestreshi thotë se LDK ecën me kohëm por gjithashtu ruan edhe thelbin e saj, Rugovizmin.
Postimi i plotë:
Sot, përvjetori i themelimit të LDK-së është një retrospektivë. Kujtojmë kolektivisht rrënjët dhe themelet e LDK-së – themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Të mendosh se kjo parti u themelua nga intelektualë të shquar të kohës, si: Dr. Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Dr. Fehmi Agani, Dr. Bujar Bukoshi, Dr. Ali Aliu, Nekibe Kelmendi dhe Mehmet Kraja, tregon shumë për filozofinë tonë politike, misionin dhe vizionin tonë.
LDK ecën me kohën, por gjithmonë ruan thelbin e saj – Rugovizmin. Ky është orientimi ynë politik dhe moral: demokracia, paqja, shteti ligjor dhe respekti për njeriun dhe familjen.
Me këtë trashëgimi dhe me këtë përgjegjësi, vazhdojmë përpara, të bashkuar, për ta forcuar LDK-në dhe për ta ndërtuar një Kosovë më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për brezat që vijnë, duke siguruar dinjitet që në hapat e parë të jetës.
Zgjidh SHPRESËN!
Lidhja Demokratike e Kosovës 123 ✅
Lumir Abdixhiku 1 ✅
Besë Prestreshi 51 ✅


