Sulmuesi i Real Madridit, Endrick, do t’i bashkohet Olympique Lyonnais në formë huazimi në janar, ka njoftuar Fabrizio Romano.
Marrëveshja e huazimit nuk përfshin një opsion blerjeje dhe klubi francez do të mbulojë 50% të pagës së brazilianit.
Endrik do të kalojë gjashtë muaj te Olympique Lyonnais përpara se të kthehet te Real Madrid në qershor.
Që nga fillimi i sezonit, Endrik ka pasur vështirësi të regjistrojë minuta për “Mbretërit” dhe ka luajtur vetëm tre ndeshje për Real Madridin.
/GazetaBlic Sport/


