Lajme

Manaj: Suhareka e Ukë Bytyçit kthehet në rrënjët e saj dhe vulos fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës

12/22/2025 20:33
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka falënderuar qytetarët e Suharekës për mbështetjen, duke deklaruar se ky qytet po rikthehet në rrënjët e veta dhe po vulos fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi vazhdimësinë historike të LDK-së që nga viti 1989 dhe u bëri thirrje qytetarëve të zgjedhin shpresën dhe të mbështesin LDK-në, liderin Lumir Abdixhiku dhe kandidatët e kësaj partie në zgjedhje.