Lajme

Besim Mulaj: Mbështetje e fuqishme për LDK-në në Istog

12/22/2025 20:11
nga:Genita C

Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet, ka bërë të ditur se gjatë takimeve me qytetarë në Istog, Llukavc dhe Kaliçan ka ndjerë mbështetje të fuqishme dhe energji pozitive për LDK-në.

Ai tha se bashkë me banorët shpalosi prioritetet e partisë dhe riafirmoi zotimin e tij për përfaqësim të sinqertë, dinjitoz dhe të përgjegjshëm në Kuvendin e Kosovës.