Lajme

Ekrem Hyseni fton qytetarët në tubimin e 36-vjetorit të LDK-së: Do të bëjmë edhe prezantimin e kandidatëve për deputet

12/22/2025 19:37
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka ftuar qytetarët dhe diasporën të marrin pjesë nesër në tubimin madhështor për të shënuar 36-vjetorin e themelimit të partisë, raporton GazetaBlic.

Tubimi do të mbahet në Sallën e Sportit të Shkollës “Naim Frashëri” në orën 19:30.

Gjatë aktivitetit do të prezantohen edhe kandidatët për deputet nga Dega e LDK-së, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe kryetari i partisë dhe kandidati për Kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku.