Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, Shemi, vokalistit të grupit “Ilirët”, raporton GazetaBlic.
Ai e përshkroi Shemin si një zë që lidhi shqiptarët përmes muzikës dhe identitetit kombëtar, duke u bërë simbol i bashkimit dhe emocioneve të përbashkëta.
Kurti theksoi se kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përmes këngëve të tij.


