Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka mbështetur deklaratën e avokatit Arianit Koci, duke theksuar se disa policë në Kosovë nuk kanë marrë uniforma të reja për katër vite, raporton GazetaBlic.
Ai nënvizon se uniforma nuk është luks, por çështje dinjiteti.
Postimi i plotë:
Avokati i njohur Arianit Koci sot e ka thanë një të vërtetë të madhe: ka policë në Policinë e Kosovës që 4 vjet s’kanë marrë uniforma të reja.
Uniforma s’osht luks, osht dinjitet.
Albin Kurti, bravo — veç këtë rregulloje…


