Lajme

Manaj: Dragashi i dinjitetit, punës së ndershme, traditës dhe besës, vulosi sot fitoren e madhe të LDK-së

12/22/2025 18:19
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së me numrin 29, Shkëmb Manaj, falënderoi qytetarët e Dragashit për mbështetjen, duke theksuar se vota e tyre vulosi fitoren e madhe të LDK-së, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh se rrugëtimi vazhdon dhe iu bëri thirrje qytetarëve të zgjedhin shpresën përmes LDK-së dhe Lumir Abdixhikut.

Postimi i plotë:

Falemnderit nga zemra, Dragash ✌️

Dragashi i dinjitetit, punës së ndershme, traditës dhe besës, vulosi sot fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Ky është zëri i qytetarëve që dinë të vlerësojnë punën, drejtësinë dhe vizionin e qartë për të ardhmen.

Dragash, rrugëtimi ynë vazhdon ✌️

Zgjedh shpresën LDK 123✔️
Lumir Abdixhiku 1 ✔️
Shkëmb Manaj 29✔️