Lajme

Besim Hasani tregon arsyet pse iu bashkua PDK-së: Mbështetje për sportin dhe bashkëpunimi me Krasniqin

12/22/2025 17:36
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për deputet, Besim Hasani, ka theksuar mbështetjen e PDK-së për ndërkombëtarizimin e sportit dhe bashkëpunimin me Memli Krasniqin si arsye që e bënë të bashkohet me projektin e  Bedri Hamzës, duke shtuar mesazhin: “Bashkë. Përpara”, raporton GazetaBlic.

“Mbështetja institucionale nga PDK-ja për ndërkombëtarizimin e sportit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer në vazhdimësi me Memli Krasniqin janë disa nga arsyet që i besova dhe iu bashkova projektit të kryeministrit në ardhje, z.Bedri Hamzës. Bashkë. Përpara”, shkroi ai.