Agron Qalaj është riemëruar ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.
Emërimi i tij erdhi në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial, që u mbajt ditën e sotme.
Kryesuesi Ardian Hajdaraj propozoi që në pozitën e U.D Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj.
Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.
“Votoj kundër që zoti Qalaj të jetë u.d Kryeprokuror i Shtetit për shkak të kërkesave të mia që i kam bërë në drejtim të zotit Qalaj të mos ishte pjesë e KPK-së derisa të shqyrtohet çështja e Kelmendit”, tha Vuniqi.


