Lajme

Tentim vrasje në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuarit

12/22/2025 14:50
nga:G B

Një tentim vrasjeje ka ndodhur pak minuta më parë në Pejë.

Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

 Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, për Klankosova.

Nikçi ka theksuar se i dyshuari për rastin është identifikuar, ndërsa njësiti policor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është në kërkim të tij.