Lajme

“Kryeministër a po ja nisim me festu fitoren” – Abdixhikut i thotë një mërgimtar se ka ardhur veç për të votuar

12/22/2025 14:43
nga:G B

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në qytetin e Vitisë, është rrethuar nga mërgimtarë të shumtë, të cilët kanë ardhur për t’i dhënë mbështetje.

Të gjithë këta të cilët shihen në videon e publikuar nga vet Abdixhiku, afrohen për ta përshëndetur dhe fotografuar dhe i thonë atij për të filluar festën e fitores.

“Kryeministër a po ja nisim me festu prej qetashtit”, i thotë mërgimtari.

Abdixhiku përgjigjet me “Po ja nisim, sa po e shoh këtu. Prej Gjeneve, Frankfurti, nga të gjitha anët, mirë qenka bërë shumë”.