Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, këmbënguli se të qenit në krye të tabelës së Krishtlindjeve i ka dhënë besimin dhe sigurinë për ta shndërruar më në fund këtë avantazh në sukses.
Për herë të tretë në katër vjet – dhe të pestin në historinë e garës – “Topçinjtë” do kryesojnë Premier League më 25 dhjetor, por ata ende nuk e kanë shndërruar atë pozicion në një titull nën drejtimin e Artetës.
Një fitore 1-0 kundër Evertonit, falë një penalltie në pjesën e parë, i siguroi “Topçinjve” rikthimin e vendit të parë.
“Më jep besim dhe siguri: niveli i performancës dhe qëndrueshmëria e saj”, tha Arteta.
“Është shumë e vështirë për t’u arritur në këtë ligë, kështu që do të thotë se skuadra është aty gjatë gjithë kohës.”
“Po e shijojmë procesin e fitores. Do të na duhet të shkojmë në vende të vështira dhe të kemi momente të vështira. Kemi bërë shumë gjëra dhe jemi atje!” shtoi spanjolli.
/GazetaBlic Sport


