Kandidati i LDK-së për deputet ,Besim Mulaj,ka njoftuar se këtë javë do e kalojë mes qytetarëve anë e mbanë Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai thekson se në takimet me qytetarë nuk do të sulmojnë apo kritikojnë Kryeministrin Kurti por do të sçarojnë qartë se çfarë ofrojnë Lidhja Desmokratike e Kosovës.
“Java finale po vjen. 28 dhjetori është gjithnjë e më afër dhe shpresa po ndihet më fort se kurrë. Këtë javë do ta kalojmë mes qytetarëve, anë e mbanë Kosovës, duke biseduar me secilin, jo për të sulmuar apo kritikuar Albinin, por për të shpjeguar qartë se çka ofron LDK-ja dhe pse kjo është rruga e duhur për vendin”.
Tutje Mulaj thekson se Kosova është amaneti i atyre që dhanë jetën për liri, i atyre që punuan pa u lodhur, por nuk patën fatin ta gëzojnë atë.
Ai fton qytetarët që me 28 dhjetor të bëjnë hapin e madh, të votojnë Lumir Abdixhiku për Kryeministër.


