Lajme

Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave të fëmijëve kur qëllohet Liridona (VIDEO)

12/22/2025 11:14
nga:Gazeta Blic

Nga video-incizime të tjera të paraqitura në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë publikuar edhe momentet kur kryhet akti i vrasjes ndaj Liridona Ademajt nga i akuzuari Granit Plava.

Në pamje shihet momenti kur bëhet gjuajtja me armë ndaj Liridonës, ndërsa më pas dëgjohen britmat e dy fëmijëve të saj.

Plava kishte deklaruar se vet Naim Murseli kishte përgatitur armën me 5 fishekë.

Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij ka treguar se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë.

Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj