Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë paraqitur video-incizime të tjera që tregojnë momentet pak para vrasjes së Liridona Ademajt.
Në pamje shfaqet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademajt kishin darkuar së bashku në një restorant, së bashku me dy djemtë.
Ishte vet Murseli i cili kishte organizuar një darkë pak para ngjarjes tragjike të vrasjes.
Më pas, në restorant futet edhe Granit Plava përmes një hyrje tjetër dhe nis bën vëzhgime ndaj tyre.
Teksa pak minuta më tej, shihet edhe çasti kur Murseli i afrohet tavolinës së Plavës dhe më pastaj ia bën me shenjë duke prekur hundën në fytyrë.
Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj


