Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ketë tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe në Prishtinë në degën 3.
LDK thotë se Abdixhiku do të flasë për programin dhe vizionin qeverisës.
“Shihemi sot në Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë Dega 3! Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për t’ju folur drejtpërdrejt për programin dhe vizionin tonë qeverisës për Republikën e Kosovës. Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë Dega 3, të prezantojmë vizionin e LDK-së për zhvillim, rend, mirëqenie dhe mundësi të barabarta, si dhe kandidatët tanë nga kjo anë, njerëz të ndershëm, profesionistë dhe të përkushtuar për shërbim me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ejani sot të gjithë: qytetarë, familje, të rinj, miq e aktivistë! Ejani ta dëgjoni programin tonë, ta ndani vizionin tonë dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë. Zgjidhni shpresën! Le të jemi bashkë për Kosovën që duam dhe ndryshimin që e presim. VOTO 123 – LDK”.


