Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues 1, në një postim në Facebook ka shprehur përkrahjen e tij dhe të partisë për rininë e Kosovës.
“Cila rini në Evropë ka kaq shumë ëndrra, guxim dhe vizion sa e jona?
Rinia jonë është më e mira në Evropë, për këtë nuk ka dilemë, por shpesh ëndrrat e saj hasin në mungesë mundësish, dhe këtu duhet të jetë mbështetja jonë.
Sot takuam studentë dhe të rinj të anëtarësuar së fundi në AAK, në një takim të organizuar nga Kreshnik Smajlaj.
Bashkëbisedim i hapur me ide, perspektiva dhe energji pozitive…
Ky takim dëshmon qartë se Aleanca po rritet dhe po forcohet, veçanërisht me energjinë dhe angazhimin e brezit të ri”.


