Të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës thonë se në Miami janë zhvilluar bisedime “produktive dhe konstruktive”, por ende nuk duket se ka ndonjë përparim të madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë.
I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, lëshoi një deklaratë të përbashkët me kryenegociatorin ukrainas, Rustem Umerov, pas tre ditësh takimesh me aleatët evropianë, shkruan BBC.
Dyshja tha se takimi u përqendrua në përafrimin e qëndrimeve mbi një plan 20-pikësh, një “kornizë shumëpalëshe garancie sigurie”, një “kornizë garancie sigurie amerikane për Ukrainën” dhe një “plan ekonomik dhe prosperiteti”.
Bisedime të ndara janë zhvilluar në Miami midis SHBA-së dhe të dërguarit rus, Kirill Dmitriev.


