Lajme

Starmer dhe Trump bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

12/21/2025 20:43
nga:Y I

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar këtë dielë një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Downing Street thekson se dy udhëheqësit diskutuan për luftën në Ukrainë dhe emërimin e Christian Turner si ambasador i ri në Uashington.

Më herët, kreu i negociatorëve ukrainas Rustem Umerov njoftoi se delegacioni ukrainas do të takohet përsëri sot me përfaqësuesit amerikanë në Miami, ku ndodhen që nga e premtja për bisedime mbi përfundimin e luftës me Rusinë.

“Dita e tretë e punës. Sot, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Andriy Gnatov, do të kemi një takim tjetër me palën amerikane”, tha ai në një postim në Telegram.

“Po punojmë në mënyrë konstruktive dhe thelbësore. Presim përparim të mëtejshëm dhe rezultate praktike”, shtoi ai.

Të dërguarit specialë të SHBA-së do të takohen gjithashtu sot, për herë të dytë, me përfaqësuesin e Rusisë, Kirill Dmitriev.