Lajme

Bllok në pikat kufitare të rajonit: Bashkatdhetarët po presin deri në 14-orë në Hungari-Serbi

12/21/2025 14:23
nga:G B

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të rajonit.

Përderisa disa nga bashkatdhetarët po presin deri në tetë orë në kufirin Kroaci- Serbi.

Situata me pritjet qëndron edhe më keq në pjesën tjetër të kufirit Hungari-Serbi.

Mërgimtarë të tjerë kanë njoftuar në redaksinë në Klankosova se situata është edhe më e rënduar, ku pritjet arrijnë deri në 14 orë.

Njëri nga ata u shpreh edhe  revoltuar, duke thënë se nuk kanë lëvizuar fare.