Skuadra e Dritës ka marrë një lajm aspak të mirë.
Sulmuesi anësor, Liridon Balaj u lëndua në ballafaqimin ndaj Malishevës në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Balaj u largua nga loja pas 20 minutave lojë, duke lëshuar vendin për Almir Ajzeraj.
Në pamje të parë, dukej një lëndim muskulor për Balajn, i cili s’mundi të vazhdonte ndeshjen.
/GazetaBlic Sport


