Lajme

Në dy raste të ndara, policia zbulon drogë dhe lojëra të fatit të paligjshme në një lokal në Shtërpcë

12/21/2025 12:20
nga:G B

Hetuesit e Njësisë Rajonale, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, kanë kryer një kontroll-bastisje në një lokal në Shtërpcë pas dyshimeve për veprimtari të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit,siç tuhet  tek një person i dyshuar janë gjetur dy pako cigaresh që përmbanin 8 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale 15.9 gram.

 Po ashtu, gjatë inspektimit të mëtejshëm, policia ka hasur në një rast tjetër, disa persona duke zhvilluar lojëra të fatit të paligjshme, dhe tek njëri prej tyre është gjetur edhe 1.01 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Gjithsej 6 persona janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj tyre është inicuar rasti për veprat penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe i lojërave të fatit të paligjshme” dhe “Mbajtja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet nga PK.