Lajme

Ulutash për sulmin në Banjskë: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit të sillen para drejtësisë

12/21/2025 11:57
nga:G B

Sulmi terrorist në Banjskë, dhe incidentet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë konsideruar të prapranueshme për NATO-n.

Si përgjigje ndaj këtyre zhvillimeve, Aleanca Veriatlantike ka vendosur që misionin e saj ushtarak në Kosovës në veri ta përforcojë me 1 mijë trupa shtesë, si dhe ka shtuar aktivitetet patrulluese pranë vijës kufitare administrative.

Kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash.

Ulutash tha se KFOR-i po zhvillon patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës në veri, si dhe patrullime të sinkronizuara me forcat e armatosura të Serbisë nëpër vijës kufitara administrative.

Ai tha se situata po monitorohet nga afër dhe nuk janë vërejtur indikatorë që sugjerojnë ndonjë aktivitet të shtuar rreth siç njihet AVN-së.

“Sulmi në Banjskë dhe sulmi kundër trupave të KFOR-it në Zveçan janë të papranueshme. NATO u përgjigj menjëherë. KFOR-i u përforcua me 1000 trupa shtesë, dhe KFOR-i shtoi aktivitete patrulluese pranë vijës kufitare administrative. Përfshirë patrullimet e përbashkëta me Policinë e Kosovës në veriun e Kosovës si dhe patrullimet e sinkronizuara mes KFOR-it dhe forcave të armatosura të Serbisë nëpër AVN. Ne nga afër kemi monitoruar situatën dhe nuk kemi parë ndonjë indikatorë që do të sugjeronte për ndonjë aktivitet të shtuar rreth AVN-së. Siç është thënë ne jemi në kontakt të rregullt në nivele të ndryshme me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe forcave të armatosura në Serbi”, theksoi Ulutash në një intervistë në Tëvë 1.

Kreu i misionit ushtarak të Aleancës Veriatlantike në Kosovë, tha se për dy vite NATO vazhdimisht ka kërkuar llogaridhënie dhe që sulmuesit të sillen para drejtësisë.

“Ne presim nga autoritetet serbe të bashkëpunojnë në këtë aspekt”, shtoi ai.