Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në takimin e kësaj partie sot në Istog, raporton Gazeta Blic.
Ai ka njoftuar se aty do të shpaloset programi politik “Krah Teje”, dhe prezantohen kandidatët për deputetë nga Komuna e Istogut.
Postimi i tij i plotë:
Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Istog, ku do të: shpaloset programi politik “Krah Teje”, dhe prezantohen kandidatët për deputetë nga Komuna e Istogut.
Pjesëmarrja juaj do të nderojë këtë ngjarje dhe do të kontribuojë në forcimin e dialogut me qytetarët rreth vizionit, prioriteteve dhe angazhimit tonë për zhvillimin e vendit.
Me respekt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega Istog.
#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4


