Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet ka vazhduar takimet me qytetarë, teksa thotë se fryma e fitores po ndihet gjithandej, raporton Gazeta Blic.
“Gjithë këtë vullnet, energji e motiv më 28 dhjetor duhet ta kthejmë në besim, që pas 28 dhjetorit ta kthejmë në zhvillim, mirëqenie e dinjitet për qytetarët tanë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Fryma e fitores ndjehet gjithandej, mobilizim i madh!
Fjala ka peshë e besimi është përgjegjësi!
Përcaktimi e besimi juaj është nderi më i madh për ne!
Gjithë këtë vullnet, energji e motiv më 28 dhjetor duhet ta kthejmë në besim, që pas 28 dhjetorit ta kthejmë në zhvillim, mirëqenie e dinjitet për qytetarët tanë!


