Lajme

Nën kërcënimin e armës, grabitet një shtëpi në Pejë – vidhen ari e para të gatshme

12/21/2025 09:53
nga:G B

Një grabitje e  armatosur ka ndodhur dje në qytetin e Pejës.

Sipas raportit të Policisë, tri viktima kanë raportuar se në shtëpinë e tyre me forcë kanë hyrë po ashtu tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, thikave dhe sprejit, iu kanë grabitur gjëra me vlerë, duke përfshirë para të gatshme, ari dhe një telefon të mençur.

“Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet nga PK.