Lajme

Ardhja e bashkatdhetarëve, krijohen kolona të gjata në Merdarë

12/21/2025 08:27
nga:G B

Me ardhjen e bashkatdhetarëve drejt Kosovës, është shtuar fluksi dhe koha e pritjes në pikat kufitare.

Kolona të gjata automjetesh janë shënuar në pikën kufitare të Merdarës, ku qytetarët po presin për të hyrë në Kosovë.

Një lexues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Klankosova, në të cilat shihen radhë të gjata të veturave rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.