Policia e Afrikës së Jugut thotë se është duke u zhvilluar një kërkim pas të shtënave me armë në një tavernë që lanë nëntë persona të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur në një lagje pranë Johanesburgut.
Ata thonë se rreth 12 persona të armatosur të paidentifikuar mbërritën me dy makina në Bekkersdal, “hapën zjarr ndaj klientëve të tavernës dhe vazhduan të qëllonin rastësisht ndërsa ata ikën nga vendi i ngjarjes”, shkruan BBC.
Të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 sipas orës lokale të dielën (23:00 GMT të shtunën). Policia shtoi se taverna kishte licencë.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 45 persona për 100,000 sipas shifrave të vitit 2023-24 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.


