Ish- deputeti i LDK-së dhe biznesmeni i njohur, Hashim Deshishku ka shkruar se ai nuk e përkrah asnjë kandidat të veçantë.
“Nuk përkrah kandidat të veçant – përkrah LDK-në”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nuk përkrah kandidat të veçant – përkrah LDK-në
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, të dashur qytetarë,
Në lidhje me raportimet mediatike për mbështetjen eventuale të një kandidati, dëshiroj të sqaroj sa vijon. Mbështetja ime për Lidhjen Demokratike të Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e përhershme.
Sa i përket mbështetjes për ndonjë kandidat, dua të theksoj se deri më tani, pavarësisht miqësive dhe rrugëtimeve të mia të veçanta me disa kolegë kandidatë të LDK-së, nuk kam dhënë asnjë zotim apo premtim personal për askënd.
Me çdo kandidat apo individ takohem dhe bashkëbisedoj vetëm kur temat lidhen me zhvillimin ekonomik dhe interesat e biznesit. Si shenjë respekti, por jo mbështetje, dua të jem i qartë: nuk kam dhënë mbështetje për asnjë kandidat – as individualisht e aq më tepër familjarisht!


