Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka falenderuar qytetarët për mbështetjen që po i japin, raporton GazetaBlic.
Hyseni thotë se në çdo rrethanë të shoqërisë sonë, roli i gruas ka qenë jetik.
Postimi i plotë:
Falënderim për mbështetjen e fuqishme!
Në çdo rrethanë të shoqërisë sonë, roli i gruas ka qenë jetik.
Si në familje, në institucione, në shoqëri kudo roli i grave është përcaktues edhe i të sotmes dhe të ardhmes sonë.
Në një takim të jashtëzakonshëm, morëm përkrahjen e fuqishme të tyre në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt 28 dhjetorit!
#LDK123
#EkremHyseni13


