Kombëtarja e Kosovës në futboll, po vazhdon të rritet jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar.
Sipas të dhënave të fundit nga Transfermarkt, “Dardanët” tani renditen si kombëtarja e 42-të më e vlefshme në botë, me një vlerë totale prej 149.08 milionë eurosh.
Rritja e vlerës së Kosovës është ndikuar dukshëm nga performanca dhe ngritja e vlerës së futbollistëve të saj. Futbollistët më të shquar dhe vlerësuar janë:
Fisnik Asllani (Hoffenheim) – 30 milionë euro
Edon Zhegrova – 25 milionë euro
Leon Avdullahu – 17 milionë euro
Amir Rrahmani – 12 milionë euro
Albian Hajdari – 12 milionë euro
Albion Rrahmani – 8 milionë euro
Arijanet Muric – 7.5 milionë euro
Nga ana tjetër, Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas dhe i Kosovës, ka shënuar një rënie të vlerës, e cila tani është 4.5 milionë euro.
Me këtë rritje, Kosova e ka lënë pas edhe kundërshtarin e “play-offit” për Botëror, Sllovakinë, e cila renditet e 44-ta me një vlerë prej 137.15 milionë eurosh.
Megjithatë, në ranglistën e FIFA-s, Kosova vazhdon të renditet e 80-ta në botë, duke treguar se ka ende hapësirë për përparim në aspektin sportiv, përtej rritjes së vlerës së tregut.
Kjo statistikë tregon për përparimin e Kombëtares së Kosovës, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, duke forcuar reputacionin dhe potencialin e lojtarëve dardanë në arenën ndërkombëtare.


