Kandidati për deputet i LDK-së me numër 22, Alban Zogaj, ka thënë se 10 zotimet e LDK-së për Kosovën nuk janë slogane, janë angazhime konkrete, të matshme dhe të realizueshme.
Zogaj ka theksuar se ky është një program që vendos në qendër njeriun, punën dhe dinjitetin.
“10 zotimet tona për Kosovën nuk janë slogane – janë angazhime konkrete, të matshme dhe të realizueshme.Ky është një program që vendos në qendër njeriun, punën dhe dinjitetin:• paga më të drejta për mësuesit, policët, ushtarët dhe zjarrfikësit,• mbështetje reale për familjet dhe të rinjtë,• pensione me respekt,• investime serioze në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe siguri energjetike”
“Kosova ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, jo për improvizime.Ka nevojë për institucione që punojnë, jo për propagandë.Ka nevojë për shpresë që ndërtohet me vepra.LDK ofron program, ekip dhe vullnet.Kosova zgjedh shpresën” thekson Zogaj raporton “Gazeta Blic”.


