Lajme

Arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë, sekuestrohen 1 kg kanabis në trajtë xhelatine

12/20/2025 10:43
nga:Y I

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Shape” në Shqipëri, me poseduesin 23 vjeçar që është vënë në pranga.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka sekuestruar 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 mijë euro.

Derisa bëhet e ditur se lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

“Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi: -D. C., 23 vjeç, banues në Dibë”, njofton PSH.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.