Lajme

Stafi i UNI-Universum International College ndjek kursin e gjuhës angleze nga Arizona State University – nga Niveli A1 deri B2

12/20/2025 10:29
nga:Y I

Stafi akademik dhe administrativ i UNI – Universum International College po ndjek kursin e gjuhës angleze live nga Arizona State University (ASU), nga Niveli A1 deri në B2.

Ky trajnim profesional u ofron pjesëmarrësve mundësi për zhvillim të aftësive ndërkombëtare dhe kompetencave profesionale, të nevojshme për mësimdhënie, menaxhim dhe standarde të larta të arsimit të lartë.

Përfitimet kryesore të programit:

Trajnim profesional direkt nga ASU

Certifikim zyrtar nga Arizona State University

100% online dhe interaktiv, i përshtatshëm për orare fleksibile

Përgatitje për standarde ndërkombëtare në arsimin e lartë

Partneriteti ekskluziv me ASU garanton që stafi i UNI të përfitojë ekspertizë dhe njohuri të nivelit ndërkombëtar, duke rritur kapacitetin e institucionit për zhvillim akademik dhe profesional të qëndrueshëm.

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan.

Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.