Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka thënë se SHBA’të, përmes miratimit të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për Kosovën.
Në komunikatë thuhet edhe se, akti në fjalë nënvizon përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë–Serbi të bazuar në njohje reciproke dhe refuzon qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim të kufijve.
‘‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për Republikën e Kosovës përmes miratimit të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA).
Ky akt nënvizon përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë–Serbi të bazuar në njohje reciproke dhe refuzon qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim të kufijve.
Jemi mirënjohës ndaj Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe të gjithë atyre që kontribuuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me rëndësi për Republikën e Kosovës’’, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në SHBA.
We are grateful to @congressdotgov, the @WhiteHouse, and all those who contributed to the inclusion and adoption of provisions of significance for the Republic of Kosova.
🇽🇰🤝🇺🇸 pic.twitter.com/Wlwcx8qoDR
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) December 19, 2025


