Sporti

Hajrizi: Federata e Basketbollit të Kosovës sot më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet

12/19/2025 22:17
nga:Mergim Rreci

Basketbollisti i mirënjohur kosovar, Drilon Hajrizi, ka reaguar pas ceremonisë së çmimeve, e cila u organizua nga FBK.

Aty, Dardan Berisha e fitoi çmimin e më të mirit, gjë e cila ka sjellur shumë polemika, deri tek reagimi i Hajrizit.

Ja reagimi i tij i plotë:

“Dashamirë,
Injorimi që më bëri Federata e Basketbollit të Kosovës është më shumë se fyerje. Nuk shkruajta dhe nuk e kisha ne plan të shkruaja asgjë sepse tingëllonte si një lloj oportunizmi, por ajo që më nxiti të shkruaja është modeli që po e lëmë pas. Pa modesti, vitin e kaluar isha model i mirë, më i miri!
Nga salla e operacionit, e me fasha në kokë direkt shkova në Minatori. E dija që nuk mundem të futem menjëherë në lojë, por përçova shpirtin tim luftarak aty. Shpirtin, djersën dhe zemrën e dhurova për Trepçë kampion!
Kjo që bëri Federata e Basketbollit të Kosovës sot më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë ata e fyen veten! Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj deri sa të shtjerrem i tëri për Kosovë, për Mitrovicën, për Trepçën!
Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës. Ai është ikonë e Kosovës dhe lojtari më i sukseshëm shqiptar në arenën ndëkombëtare. Vitin e kaluar unë isha më i miri në Superligën e Kosovës.
Ju faleminderit,
DH12″.

/GazetaBlic Sport/