Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se 85% e punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë kanë përfunduar.
“Me vendimin e sotëm për shpronësim, shumë shpejtë përfundojnë edhe 15% të punëve të mbetura, siç janë nyjet, urat e struktura të tjera. Qytetarë të dashur, e gëzofshi rrugën”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që Durmishi është kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ne zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 24.


