Lajme

Krasniqi: Mbështetja strategjike e SHBA-së për Kosovën është konfirmim i rrugës sonë euroatlantike!

12/19/2025 14:05
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së me numër 36, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se mbështetja strategjike e SHBA-së për Kosovën është konfirmim i rrugës sonë euroatlantike.

Krasniqi tha se ‘Kosova shihet si faktor kyç për paqe dhe siguri në Ballkan’.

Ajo theksoi se kjo është linja që LDK e ka ndërtuar dhe mbrojtur gjithmonë: partneritet i përhershëm me SHBA-në, dhe integrim të plotë në BE dhe NATO.

“Kosova ka nevojë për politikë të përgjegjshme, institucione të forta dhe orientim të qartë perëndimor.Këtë e garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës” shkruan Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: