Lajme

“Iu përkeqësua gjendja”, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Prizren

12/19/2025 14:01
nga:Y I

Rreth vdekjes së 12-vjeçares L.Shala, në Pediatrinë e Prizrenit, janë deklaruar nga spitali i qytetit.

Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit, thotë se viktima ishte pranuar më 17 dhjetor rreth orës 23:45 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, ndërsa sipas tij, gjendja e saj u përkeqësua të nesërmen rreth orës 14:55.

Për Klankosova.tv, Berisha shtoi se mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun, megjithatë avarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, pacientja ka vdekur në orën 15:55.

“Më datën 18.12.2025, rreth orë 15:55 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në repartin e Pediatrisë, ka ndërruar jetë një paciente e gjinisë femërore, e moshës 12 vjeçare. Pacientja është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në repartin e Pediatrisë, më datën 17.12.2025, në orën 23:45. Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër, duke iu nënshtruar trajtimit të plotë klinik dhe laboratorik, në përputhje me protokollet mjekësore. Në trajtimin mjekësor janë ftuar për konsulltime edhe specialistë të fushave të tjera mjekësore”, raporton Klankosova

“Më datën 18.12.2025, rreth orës 14:55, gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar. Mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, fatkeqësisht pacientja ka ndërruar jetë në orën 15:55. Pas konstatimit të vdekjes, fillimisht është njoftuar familja dhe më pas rasti është raportuar në Policinë e Shtetit, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, duke ofruar bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rreth orës 19:10, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Berisha.

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe ndau dhimbjen për humbjen e jetës së pacientes.

Ndërkohë, e mitura do të varroset nesër në varrezat e reja në Mushtisht.