Lajme

Izet Sadiku: Shumë projekte për Prishtinën janë penguar nga qeveria Kurti!

12/19/2025 15:19
nga:Y I

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 44, Izet Sadiku, në prag të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit ka folur për bllokadën institucionale të krijuar në vend, muajt e fundit.

Sadiku në një intervistë për “Gazeta Blic” tha se kriza institucionale e krijuar ishte një situatë e papranueshme për qytetarët dhe se përgjegjësinë kryesore për gjendjen e krijuar e kishte Qeveria.

Sadiku i cili aktualisht mban pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë në komunën e Prishtinës tha se shumë projekte janë penguar nga qeveria Kurti për Prishtinën dhe se qëllimi sipas Sadikut ka qenë me i bindë qytetarët që të ndërrohet qeverisja në kryeqytet.

“Kriza institucionale e krijuar muajt e fundit është një situatë e papranueshme për qytetarët për arsye se ne shpesh kemi pas mundësi jo të mira edhe kur kemi patur qeveri të zgjedhur me ec përpara proceset e mos të flasim për një Qeveri që ka qenë në detyrë dhe kanë qenë të gjitha institucionet të bllokuara. Sigurisht që përgjegjësinë më të madhe e ka qeveria e cila ka qenë në pushtet, ne dalim në vota për të dalë i pari dhe ai në bazë të votave që merr ke edhe nivelin e përgjegjësisë”

“Ju e dini sa herë ka patur seanca të Kuvendit, dhe në fund ka dalë se krejt qëllimi ka qenë me u blloku në fund me u zgjat sa më shumë dhe falë një mendësie ‘ose duhet të bëhet në proces s’i them unë ose bllokojmë procese të tjera dhe kjo gjë është vërejtur edhe në komunën e Prishtinës ku kemi qenë ne, shumë projekte janë pengu për Prishtinën…qëllimi ka qenë që ndoshta njerëzit me u bindë se duhet me u ndërru qeverisja në Prishtinë por e keni parë që verdikti i popullit ka qenë ndryshe përkundrazi njerëzit kur e shohin se dikush është duke bërë bllokada vetëm për shkak të interesave partiake, ata vetëm mobilizohen dhe fillojnë me kriju një ‘uragan’ të përkrahjes dhe besoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në nivelin qëndror që faktikisht ata që kanë qenë bllokues dhe sabotues gjatë kësaj periudhe të dënohen me votën e qytetarëve për aryen se qytetarët s’ja kanë obligim askujt, asnjë partie politike, asnjë udhëheqësi të partive politike që t’a mbajnë vendin peng për arsye se ky vend ka nevojë për zhvillim”

“Ne kemi vetëm 25 vjet që kemi dal nga lufta prandaj kemi shumë nevojë për zhvillim sa më të shpejtë duke patur parasysh vendet e rajonit. Ne kemi sanksione prej Bashkësisë Evropiane kjo ka bërë që njerëzit me pas pakënaqësi të madhe të cilat besoj se do të reflektohen dhe do të shprehen me 28 dhjetor” tha kandidati për deputet me numër 44 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Izet Sadiku, në një intervistë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/