Lajme

Manaj: Fitorja e LDK-së me 28 dhjetor nuk është thjesht e një partie por e gjithë qytetarëve!

12/19/2025 10:39
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 29, Shkëmb Manaj, ka vazhduar takimet elektorale me qytetarë.

Mbrëmjen e djeshme LDK-ja ka mbajtur tubim në Gjakovë ku Manaj theksoi se mbështetje që morën është dëshmi e fuqisë dhe mbështetjes së qytetarëve për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vlerat e saj.

“Gjakova e Fehmi Aganit, e Bardhyl Çaushit, e Mark Malotës e Gjergj Sokolit dhe e veprimtarëve tjerë atdhetarë, është ngitur në këmbë në mbështetje të së djathtës shqiptare, në këtë moment historik që shënon një kthesë të rëndësishme për Kosovën” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.

Manaj thekson ‘Fitorja e LDK-së me 28 dhjetor nuk është thjesht e një partie, por e gjithë qytetarëve që besojnë në një të ardhme më të ndritur për Kosovën’.

Postimi i plotë:

Tubimi në Gjakovë është dëshmi e fuqisë dhe mbështetjes së qytetarëve për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vlerat e saj. Gjakova e Fehmi Aganit, e Bardhyl Çaushit, e Mark Malotës e Gjergj Sokolit dhe e veprimtarëve tjerë atdhetarë, është ngitur në këmbë në mbështetje të së djathtës shqiptare, në këtë moment historik që shënon një kthesë të rëndësishme për Kosovën.

Fitorja e LDK-së me 28 dhjetor nuk është thjesht e një partie, por e gjithë qytetarëve që besojnë në një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

Voto LDK 123✔️

Lumir Abdixhiku 1✔️ Shkëmb Manaj 29✔️